INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa të vërteta për vajzat

Disa të vërteta për vajzat "që i mbajnë me lekë"

Publikuar më: 12:34 20-03-2017

Efekti “baba” të jep siguri.

Ai është i pjekur, fjalëpakë, i sigurt, serioz, me një shtëpi të madhe, një pozicion të ngritur në vendin e punës. Natyrisht që këta lloj meshkujsh në pjesën më të madhe të rasteve janë të martuar, por kanë gjithmonë një të dashur të cilën e llastojnë.

 Ndërkohë që një “sugar daddy” paguan për edukimin dhe rrobat e saj të shtrenjta, ndodh të shoqërohet nga një vajzë e bukur dhe e re. Shumë njerëz e paragjykojnë rëndë këtë lidhje, por nga ana tjetër është një çështje ku të dyja palët dalin të fituara.

Për të kuptuar më tepër si funksionon kjo lidhje, ja disa mite dhe të vërteta të thëna nga vetë këto vajza:

Të gjithë këto vajza janë budallaqe.
Njerëzit besojnë se vajzat të cilat përfshihen në këto lloj lidhjesh nuk janë aspak inteligjente. Në fakt ndodh krejt e kundërta. Shumë prej tyre janë mjaft mirë të edukuara dhe studiojnë në shkollat më të mira. Për këtë ju duhet një stabilitet ekonomik të cilën e mundëson partneri i tyre.

Gjithë meshkujt janë të moshuar dhe të shëmtuar.
Në fakt, ka shumë prej tyre që janë vërtet tërheqës. Jo të gjithë janë domosdoshmërisht në moshë. Ka nga ata që janë të rinj, por nuk kanë kohë pasi jeta e tyre është është e zënë me punë dhe preferojnë të mbajnë një lidhje të tillë.

Ka vetëm femra që krijojnë lidhje për lekë.
Në fakt kjo s’është aspak e vërtetë. Meshkujt e rinj e bëjnë këtë gjë gjithashtu.

Gjithë këto femra janë të reja në moshë.
Në fakt femrat dhe meshkujt e përfshirë në këto lidhje janë nga të gjitha moshat pasi lidhja nuk ka të bëjë me moshën, por fokusohet në interesat e palëve.

Në këto lidhje përfshihet seksi.
Seksi është pjesë e një lidhjeje në çift, por në këtë rast caktohen të gjitha që në fillim. Ka nga ata që ndalojnë deri tek puthjet dhe përkëdheljet.

Askush nuk do dojë të lidhet me një vajzë që ka pasur një lidhje të tillë.
E vërteta është se jemi në 2017-ën dhe këto paragjykime dhe tabu duhen të thyehn. E kaluara është e kaluar dhe duhet të ngelet aty. Ka shumë meshkuj që nuk e kanë problem nëse e dashura e tyre ka pasur lidhje të tilla.

Vajzat pendohen më pas për këto lidhje.
ndonjëherë ndodh që ato të përfundojnë në martesë. Shumë prej tyre, sigurisht që nuk pendohen. Tek e fundit ato jetojnë një jetë më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0041048526763916