INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa zona në Tiranë pa drita! OSHEE: “Ja cilat janë zonat ku do të stakohet energjia...”

Disa zona në Tiranë pa drita! OSHEE: “Ja cilat janë zonat ku do të stakohet energjia...”

Publikuar më: 09:06 23-01-2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Stakimi i energjisë elektrike, që sipas OSHEE është një masë sigurie e nevojshme, do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për fuqizimin e Nënstacionit Traktora 110/20/6 kV, të cilat janë drejt përfundimit.

Sipas njoftimit të OSHEE nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:00 kufizimet e energjisë do të përfshijnë këto zona:

“Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881