Nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 14:00 disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njoftoi se për shkak të punimeve në dy kabina që furnizohen nga nënstacioni Selitë, Tiranë, sot në datën 22 shkurt, gjatë intervalit kohor 9:00-14:00, do të mbeten pa energji këto zona: Rruga "Njazi Demi" pjeserisht, përballë me gjykatën e rrethit Tiranë.
Po sot punime do të ketë ne kabinën që furnizon abonentët që banojnë në rrugën "Kongresi i Lushnjës". Pjeserisht pa energji do të mbeten deri në orën 14.00.