Majlinda Kelmendi u kurorëzua kampione e Europës, duke marrë medaljen e artë në kampionatin europian të xhudos, i cili është zhvilluar në Kazan të Rusisë.
CNN analizon disiplinën, përkushtimin dhe vendosmërinë, si dhe burimet e frymëzimit per kampionen botërore Majlinda Kelmendi që do të mbajë flamurin e Kosovës për herë të parë në Lojrat Olimipike Rio 2016.
“Kur unë ndeshem në xhudo, kundërshtarët e mi, më duken shumë të vegjël dhe mendoj që ska shanse që un ta humbas ndeshjen. Unë duhet të fitoj, e kam detyrim të fitoj. Emri im është Majlinda Kelmendi, jam xhudiste dhe vij nga Kosova.
Që fëmijë kam qenë shumë e qetë, jo agresive, jo luftarake, dhe kur fillova të mësoj xhudo, isha komplet ndryshe. Për femrat, ndeshja është 4 minuta dhe për meshkujt është 5. Në xhudo, janë 3 llojet e rrëzimit në tapet, më i madhi është Ipoon, nqs e hedh atë me shpinë, më pas është ëazari, përsëri nqs e hedh me shpinë, por nuk është aq e shpejtë. E fundit është Yuko, nqs e hedh kundërshtarin me pjesëm anësore të trupit.
Ndoshta njerëzve që shikojnë xhudo për herë të parë, u duket pak si e komplikuar, por pas një ore, mund të kuptojnë gjithçka. Unë ndeshem në kategorinë më pak se 52 KG, dhe rënditem e para në botë. Jam dy herë kampione e botës në sportin e xhudos, dhe në 2016 do të përfaqësoj Kosovën, për herë të parë në Lojërat Olimpike.
Gjatë karrierës sime kam ndeshur shumë probleme, sepse fillimisht nuk mund të përfaqësoja Kosovën deri në 2009-ën. Por tani jëmi njohur nga Komiteti i Lojërave Olimpike dhe është gjëja më e bukur që mund të ndodhte, sepse tashmë atletët, mund të ëndërrojnë të jenë në Lojërat Olimpike dhe të përfaqësojnë Kosovën. Kam shumë kohë që e kam ëndërruar këtë gjë, dhe më në fund po realizohet. Ndihem shumë e nderuar dhe e lumtur që mund të bëj të mundur që njerëzit e Kosovës, ti harrojnë problemet qe kemi shumë probleme”.