Siç duket ky do të jetë viti më produktiv i Disney.
E themi këtë pasi studio gjigande e filmave sapo ka konfirmuar lajmin se janë në punë e sipër duke realizuar plot 9-të filma të rinj, filma të bazuar në disa nga përrallat më të famshme të gjitha kohërave. Midis tyre përmendim "Maleficent 2" ku sërish do të luajë aktorja Angelina Jolie, "101 Dalmatët" ku në rolin kryesor të Cruella Devil do të luajë Emma Stone, si dhe "Mary Poppins" me aktoren Emily Blunt. Ndonëse ende nuk ka një informacion zyrtar se kur këto filma do të shfaqen në ekranin e madh, Disney ka të rezervuara që tani disa data për premierat e tij, si psh: 27 korrik 2017-të, 6 prill 2018-të, 3 gusht 2018-të, 25 dhjetor 2018-të si dhe 20 dhjetor 2019-të!