INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DISS edhe për Tunën? Tayna sqaron të gjithë se ç'deshi të thoshte me: 'I msheli hundët se po vjen era Tuna'

DISS edhe për Tunën? Tayna sqaron të gjithë se ç'deshi të thoshte me: 'I msheli hundët se po vjen era Tuna'

Publikuar më: 22:15 06-10-2018

Tayna është pa asnjë dyshim sensacioni më ri në muzikën shqiptare. Reperja e njohur po korr sukses të madh dhe mori një famë të jashtëzakonshme falë talentit të saj. Këngët e Tayna-s janë shndërruar në refrenin e preferuar të shumë prej nesh.

Në këngën e saj “Shqipe”, vargu i cili i bëri më shumë përshtypje fansave ishte: I msheli hundët se po vjen era Tuna.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Tayna ka rrëfyer se ky varg nuk ka asnjë lidhje me këngëtaren Tuna Sejdiu, për të cilën filluan aludimet se mes tyre mund të kishte ndonjë konflikt. Ajo ka treguar se në të vërtet vargu ishte për peshkun Tuna dhe jo për këngëtaren.

"E kam pasur për peshkun tuna. S’kam çfarë të kem me Tunën. Asaj i vjen era mirë me siguri.", përfundoi Tayna.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428