Prej nëntorit të vitit të kaluar, Seldi kishte paralajmëruar bashkëpunimin me Keisi Meidinin, vajzën e këngëtarit Sabiani.
Dhe më në fund mbrëmjen e kësaj të shtune kënga e tyre “S’ka dashni” u publikua në “YouTube”.
Kjo këngë e tyre vjen e finalizuar edhe me videoklip, në të cilën artistët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Tekstin duket se e kanë shkruar vetë Keisi dhe Seldi, ndërsa disa nga fjalët që këndon ky i fundit janë:
“S’të kam tradhtuar/ A jam duke të munguar/ Thuaj ku je të vij/ T’ia nisim nga e para/ Jeta është shumë e shkurtër/ S’ia vlen të bëjmë gara”.
Menjëherë vijnë edhe reagimet e ndjekësve të Seldit, të cilët duket se po e marrin hitin e tij të ri si një “diss” për ish-të fejuarën, Mimoza Shkodra.
Ndërsa të tjerë i kujtojnë se këngëtarja ishte partnerja e duhur për të.