Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, e ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora, i ka kthyer përgjigje ish-konkurrentes Sindi Loci, e cila kritikoi këngën e saj.
Në një intervistë për moderatoren, Roza Lati, Ana është shprehur se një pjesë e fjalëve në këngë i dedikohen Sindit.
“Pseudo Producenti i është thënë Markos, nga një person që e njeh, nga një person që është publik, nga një person që gjykoj këngën time, nga një person që një pjesë e këngës sime i dedikohet asaj.”-tha Ana.
Gjate intervistes, Ana tregoi se eksitohet nga komentet negative që merr nga të tjerët.
“Ajo që më ra rëndë, ishte se ishte depotimi im i parë. I prisja komentet negative. Unë jetoj për komentet negative, eksitohem nga komentet negative. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë. Jo. Nuk e dija se ishte vërtetë gabimi tek ne, te produkti që unë kisha nxjerr.”- tha Ana.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu se para dy vitesh ka njohur nënën biologjike dhe është shprehur se prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishe 3 vjeçe.
“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3 vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, rrëfeu ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Po ashtu, Ana ka zbuluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës
“Do hap një shoqatë nga gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’i lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga hiçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht”, tha Ana.