Që në daljen e saj publike, Sindi Loci, mori gjithë vëmendjen e publikut me deklaratën që bëri, që ishte e virgjër. edhe pas kaq muajsh që është pjesë e programit “Për’puthen”, ajo vijon që të jetë në qendër të vëmendjes.
Kjo për shkak të debateve të ashpra që bën në studio, apo postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, Sindi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, ku u është përgjigjur pyetjeve të shumta.
“Sindi ti mendon një të ardhme me Muratin, por akoma qaforen e Locos e mban”, i shkruan dikush dhe ajo nuk e ka patur aspak problem që t’i përgjigjet.
“Kjo është pra që unë nuk di të aktroj. Loco ishte dikush shumë special për mua në atë reality show dhe sërish mbetet. Distanca bën të veten por kjo nuk do të thotë që çdo gjë shuhet menjëherë. Është e kotë të aktroj sikur ai s’ka patur asnjë kuptim për mua aty edhe sikur s’ka ekzistuar”, u përgjigj Sindi me shumë sinqeritet.
Ndërsa dikush ka qenë kurioz të dijë nëse ka qenë në makinë me Locon, pasi qarkulluan disa foto të tij, e thuaj se ishte së bashku me Sindin. Kjo e fundit ka treguar se nuk ishte ajo, pasi ka qenë në xhirime.
“Jo, nuk është aspak e vërtet. Ditën që kanë dalë këto fotot që supozojnë që unë jam vajza në makinë, unë kam qenë në xhirime”, tregon vajza e “Për’puthen”.