INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Botërore e Autizmit. 150 raste të reja të trajtuara në vitin 2017

Dita Botërore e Autizmit. 150 raste të reja të trajtuara në vitin 2017

Publikuar më: 15:58 02-04-2018

Në ditën Botërore të Autizmit, zyrtarët premtojnë se do ti kushtojnë më shumë vëmendje kësaj kategori. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi Qendrën Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve me probleme të neurozhvillimit, ku trajtohen 330 fëmijë me çrregullime të spektrit autik. Manastitliu lajmëroi rikonstuksionin e kësaj qendre brenda vitit 2018.
“Në këtë ditë që na fton të gjithëve për më shumë vëmendje për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, jam këtu për të lajmëruar rehabilitimin e plotë të Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, e cila trajton rreth 330 fëmijë me autizëm në vit, nga të cilët 150 raste të reja të trajtuan në vitin 2017. Do të garantojmë kushte me standart të lartë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe fëmijët me aftësi ndryshe”-u shpreh ajo.
Ministrja tha se janë lehëstuar procedurat e pagesave për 860 persona me autizëm dhe kujdestarët e tyre.
“E kemi lehtësuar procedurën e përfitimit të pagesës nga KMCAP. Për personat me autizëm nuk ka më rikomisionim të përvitshëm dhe kjo është një lehtësi e madhe për qindra prindër që çdo vit bashkë me fëmijët e tyre -që edhe ata duhet të paraqiteshin në komisione- kalonin një kalvar të vërtetë mundimesh”-deklaroi Manastirliu.
Një problem që shqetëson prindërit e fëmijëve autikë është mungesa e mjekëve specialist. Ministrja tha se gjatë këtij viti pritet të rekrutohen 7 mjekë në specializimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndërkohë në vitin 2019 pritet të mbarojnë studimet 5 specializantë të rinj

Article Logic
Execution time: 0.0017769336700439