INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita botërore e gjumit. Studiuesit: “Njerëzit po flenë pak dhe keq” [Video]

Publikuar më: 16:57 17-03-2017

17 Marsi është Dita Botërore e Gjumit e vendosur nga World Sleep Society, për të për të nënvizuar rëndësinë e pushimit, dhe për të  tërhequr vëmendjen lidhur me orët e pakta të gjumit dhe fjetjen e keqe. Studiuesit thonë se gjatë viteve të fundit orët e gjumit gjatë natës janë reduktuar me 1.5- 2 orë. Tek njeriu gjumi ka funksion esencial dhe primar. Për shembull duhet për të rintegruar lëkurën celebrale, është esencial për rregullimin e metabolizmit tek fëmijët dhe mund të ndikojë në proceset e kujtesës. Ndërsa mungesa e gjumit ka një impakt negativ në shëndet. Ekspertët këshillojnë që domosdoshmërisht të flihet 6 orë natën, pasi në të kundërt rrezikohen goditje në zemër, për të mos folur pastaj për lodhjen, vështirësitë në përqendrim, luhatjet e humorit, obezitetin, diabetin dhe depresionin. Kështu që mjafton të ndalojmë një moment dhe të reflektojmë mbi sjelljet tona dhe mbi ndikimin që kanë orët e gjumit si fizikisht edhe psikologjkisht. Ekspertët këshillojnë që të shmangen dremitjet gjatë ditës, vaktet e rënda në darkë dhe të mos rrihet zgjuar shumë vonë në mbrëmje. Sipas studiuesve çerekun e jetës ne e kalojmë në gjumë.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666