INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Ilir Meta e nis ditën me apel për...

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Ilir Meta e nis ditën me apel për...

Publikuar më: 07:31 12-06-2018

Ditën e sotme Presidenti, Ilir Meta, e ka nisur me një apel të veçantë.

Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Meta bën thirrje për vëmendje ndaj fëmijëve, kundër punës, dhunës dhe shfrytëzimit të tyre.

“Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe. Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra”, shkruan Meta.

Mesazhi i Metes:

Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme. Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe. Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.

Jo punës së fëmijëve! Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre! Jo punës së fëmijëve! Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!

ergt_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0019800662994385