INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita botërore e zemrës, shqiptarët më të sëmurët në Europën Juglindore[VIDEO]

Publikuar më: 19:18 29-09-2017

Vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Europës Juglindore, referuar Barrës Globale të Sëmundjeve. Përveç numrit në rritje të të sëmurëve, që kalojnë në vit dhe shifrën 20 mijë, mjekët janë të shqetësuar se po preken dhe grup moshat e reja 20-40 vjeç, ndërsa vite më para të gjithë ishin mbi 50 vjeç. Sipas INSTAT numri i vdekjeve nga sëmundjet një vit më parë ka qënë 21.300, ku pjesa më e madhe i takon atyre të zemrës. Në ditën botërore për parandalimin e sëmundjeve të zemërës dhe mjekët e pohojnë këtë fakt dhe renditin shkaktarët.
Mjeku, Artan Goda thotë se 60% e mortaliteti nga sëmundjet në vend e mbajne ato të zmërës, ku 40% janë kronikët.
Deklarata u bë gjatë inagurimit të një pavioni reaminacioni të ri, ku morri pjesë dhe Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që dhe e një lajm të rëndësishëm.
“Shumë shpejt do të ngrihet një spital i ri për sëmundjet e brendshme,” tha ministrja.

Article Logic
Execution time: 0.0024788379669189