Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14-të. Studentwt kanw bwrw tw ditur se do tw mbyllin dyert e fakulteteve duke vendosur shirita simbolik. Ata pritet të mblidhen para fakulteteve respektive rreth orës 08:30, dhe më pas do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët përpara fakulteteve. Studentët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve si ditën e djeshme, dhe i bëjnë thirrje policisë të mbajë një korsi rezervë, për t’i hapur rrugë urgjencave në çdo rast. Nga ana tjetër kryeministri Rama vijon të bëjë thirrje për dialog, por studentët e kanë kundërshtuar vazhdimisht duke shprehur se duan vetëm plotësimin e 8 kërkesave të tyre.