INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e 37-të e protestës, Basha vijon akuzat ndaj kryeministrit

Dita e 37-të e protestës, Basha vijon akuzat ndaj kryeministrit

Publikuar më: 12:18 26-03-2017

Në ditën e 37 të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj kryeministrit dhe kërkon largimin e tij. Ai tha se një qeverisje e dobët u bën dëm të gjithë shqiptarëve jo vetëm brenda vendit por edhe kudo ku ata ndodhen në diasporë.

Kreu i opozitës gjithashtu tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë mbështetjen e Amerikës dhe Europës të cilët sipas Bashës e dinë mjaft mirë që Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i bërë njësh me mafien

“Kjo është dita e 37 e protestës, dhe vjen me disa lajme politike, me vendosmërinë tonë për të qëndruar në këtë shesh. Këtu keni ngritur tributin tuaj të vendosmërisë. Falenderoj dhe miqtë nga Presheva që vijnë këtu për të na kujtuar se lëvizja jonë qytetare për zgjedhje të lira është një lëvizje për të drejtat e shqiptarëve kudo ku jetojnë. Është e tillë se mbron të drejtat legjitime të të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Që prej ditës së parë kemi thënë që kjo është një lëvizje kombëtare se nga kjo betejë varet fati i të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë. Alternativë tjetër nuk ka, një Shqipëri e fortë është garancia më e mirë, më e sigurtë për shqiptarë më të fortë e dinjitozë kudo ku jetojnë. Por një Shqipëri e dobët ku pushtetarët mbajnë në dorë fatin e njerëzve dhe kërcënojnë blerjen e votës, është garancia më e mirë e vendeve të tjera që t’u mohojnë të drejtat shqiptarëve në diasporë. Kjo nuk është një lëvizje që synon zhbërjen e kufijve por synon që këto kufij të mos jenë barriera dhe t’i bashkojnë shqiptarët. Prandaj kemi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm kudo që janë. Kjo është betejë për dinjitetin e kombit shqiptar. Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme i bashkon. Prandaj Amerika dhe Europa janë me ne deri në fitore. Duhet të çlirojmë Shqipërinë nga tirania. Perëndimi dhe Uashigntoni e dinë të vërtetën që Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i bërë njësh me mafien,” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652