INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Dhurimit të Gjaku, shqiptarët nuk dhurojnë mjaftueshëm…

Dita e Dhurimit të Gjaku, shqiptarët nuk dhurojnë mjaftueshëm…

Publikuar më: 10:58 14-06-2016

Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut,  e gjen sërisht vendin tonë me mungesa të ndjeshme. Ende kultura e të dhuruarit gjak për të shpëtuar një jetë nuk është në nivelet e duhura, e kjo faktohet nga nevojat e mëdha që nuk plotësohen kurrë. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se aktualisht dhuron gjak rreth 0.9% e popullsisë. Në një kohë që për tu plotësuar nevojat duhet të kemi 20 dhurime për 1 mijë banorë. Aktualisht dhurojnë vetëm 9 persona për 1000.

Transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërbejnë për t’i shpëtuar jetën të aksidentuarve dhe personave me sëmundje gjaku në disa patologji si anemitë, talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë.

Po kush mund të dhurojë gjak?
Mund të dhurojnë të gjithë personat e shëndetshëm dhe kanë moshë nga 17 vjeç (me lejen e prindit), ata 18 deri 65 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit për grate e reja që janë në moshë pjellorie.
Këtë ditë për të dhuruar gjak janë kujtuar institucionet publike të vendit, nga personeli i kryeministrisë deri tek ata të Ministrisë së Shëndetësisë, e tje.
Po gjithësesi një ditë e tillë nuk mundet kurrë të plotësojë nevojat e të sëmurëve, ndaj të gjithëve qytetarëve që munden iu kërkohet pak më shumë ndjeshmëri që të dhurojnë gjak përgjatë gjithë vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646