INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e dytë e protestës, PD ngre çadër para Kryeministrisë

Dita e dytë e protestës, PD ngre çadër para Kryeministrisë

Publikuar më: 10:07 19-02-2017

Protesta e opozitës sot është në ditën e saj të dytë të zhvillimeve ku figurat kryesore politike të opozitës bashkë me protestuesit gjenden të ngujuar para kryeministrisë duke kërkuar që koalicioni PS-LSI të dorëzojnë pushtetin.

Në shkelje të lejes së dhënë nga Policia e Shtetit, për afatin dhe modalitetet e protestës, organizatorët e protestës, në drejtimin e ish-drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, ngritën një çadër në bulevard, para Kryeministrisë.

 

Lëvizja erdhi në funksion të vijimit të protestës pa afat, si formë presioni për krijimin e një qeverie teknike, e cila sipas PD, do të garantonte zgjedhje të lira dhe ndershme. Me sipërfaqe disa qindra metra katrorë dhe disa metra e lartë, në këtë çadër qëndrojnë të rinj të FRPD, militantë, anëtarë forumesh dhe deputetë.

Herë pas here tek çadra do të shkojnë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Madje, ky i fundit, qëndroi në çadër përgjatë thuajse gjithë natës së parë të protestës.

Çadra është quajtur nga të rinjtë e FRPD: “Shtëpia e re e demokratëve, çadra e lirisë, qëndresës dhe protestës”. Edhe pse ngritja e çadrës, ku do të qëndrojnë një numër i kufizuar protestuesish, është një strategji e përdorur nga Partia Socialiste, gjatë qeverisjes së djathtë, opozita pretendon se po zbaton skenarin rumun.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451