INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Europës, të jemi gjigantë përballë gjigantëve

Dita e Europës, të jemi gjigantë përballë gjigantëve

Publikuar më: 13:39 09-05-2018

Kjo javë është cilësuar Java e Europës me kremtime që kanë niur në Bruksel që prej 5 majit. Ndërsa kjo e mërkurë shënon ditën vendimtare kur ministri i jashtëm francez  Schuman  në vitin 1950 propozoi krijimin e një Komuniteti Europian.

Vizioni i tij ishte krijimi i një institucioni europian, i cili të afronte përpjekjet dhe menaxhimin e prodhimit të qymyrit e çelikut.Ideja e bashkimit u mbështet  nga vendet themeluese Franca Gjermania, Italia, Holanda Belgjika dhe Luksemburg ndësrsa sot  në familjen europiane gjithësej janë 28 shtete. dhe pikërisht ropozimi i Schumanit konsiderohet si fillesa e asaj që është sot BE-ja ku edhe ne synojmë të jemi pjesë.

Zyrtarisht, kjo ditë u njoh nga Parlamenti Europian në vitin 2008.

Festimet e sivjetshme të delegacioneve të BE-së në mbarë kontinentin e vjetër fokusohen te trashëgimia kulturore. Një ceremoni e tillë ku ishte i ftuar edhe kryeministri Rama u zhvillua edhe në Shqipëri.Ndërsa Skocia e shënon Ditën e Europës me një panair në Glasgow, ku 15 vende përdorin stendat e tyre për të promovuar gjuhën, kombin dhe kulturën e vet. Festimet në mbarë Europën përfshijnë edhe organizimin e minitregjeve me produkte tipike europiane, si dhe shfaqje që t’i ndihmojnë njerëzit të ndihen sa më pranë trashëgimisë së tyre kulturore.

Çdo vit, me mijëra vetë marrin pjesë në aktivitete të organizuara për shënimin e kësaj dite, e për të rritur ndërgjegjësimin mbi bllokun europian dhe sigurisht pjesa më e madhe e eventeve zhvillohen në Belgjikë.

Për 9 majin edhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini dha mesazhin e saj duke u shprehur  se në botën e sotme Bashkimi Europian është më i nevojshëm se kurrë. Ajo shtoi se përballë gjigantëve ekonomike dhe ne vetë duhet  të jemi të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332