Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në mesazhin tij për mediat Lulzim Basha, edhe pse refuzoi që t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të politikës, në fakt edhe mesazhi i tij ishte politik. Jo vetëm urim ditën e Flamurit, por edhe ‘luftë’ çdo ditë për lirinë kërkon kryedemokrati Lulzim Basha.
Lulzim Basha:
““Përkulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë. Nderim simbolit tonë kombëtar. Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Përkulemi para qindra e mijëra burrave e grave që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Kjo sakrificë dhe ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar është i pandarë për të ruajtur lirinë e demokracinë. Për lirinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre”.