INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita e fundit e fazës së parë të regjistrimeve. Njihuni me kuotat e lira në universitete...[VIDEO]

Publikuar më: 15:23 12-09-2017

Teksa faza dhe nënfazat e para të regjistrimeve po shkojnë drejt fundit ka ende pak shpresë që maturantë të tjerë të mund të shkojnë në universitete. Sot pasdite ky cikël i parë regjistrimesh mbyllet për tu rihapur në 15 shtator. Përkatësisht në universitetet më të preferuara siç janë ai Mjekësor dhe i Tiranës ka me qindra kuota të lira. Degët që kanë ende vende bosh në Universitetin Mjekësor janë Farmacia, Shëndeti Publik, Stomatologjia, Infermieria, Fizioterapia, Imazheria, Laborator, Logopedi, Mami dhe kulmon me numrin më të madh të kuotave të lira Fakulteti i Shkencave Mjekësore teknike me 72 të tilla.
Me pak fjalë në total në të gjitha degët kanë mbetur 91 vende të lira nga 913 të miratuara.
Ndërsa në 4 Fakultetet më të kërkuara në Universitetin e Tiranës, tek Ekonomiku, Drejtësia, Gjuhët e Huaja dhe tek ai i Shkencave Sociale, kanë mbetur qindra vende të lira. Vende të lira ka tek Drejtësia pasi deri tani janë regjistruar 68% e maturantëve fitues, më pas renditet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ku janë regjistruar 46%, edhe  në degën për Gjuhë Spanjolle janë regjistruar 60% e aplikantëve ndërsa në atë  Frënge 57%. Kuota të lira ka dhe tek Fakulteti Filologji - Histori, përkatësisht në degën Gjeografi, pasi ka 40% të kuotave të paplotësuar dhe në degën Gjuhë Letërsi ka ende shanse, pasi vetëm 46% e kuotave janë plotësuar. Kurse në Fakultetin Ekonomik mësojmë se degët kryesore janë plotesuar thuajse me 95% të kuotave, kështu që ato pak vende të lira pritet të plotësohen në raundin e dytë të regjistrimeve.
Kështu që nga dita e nesërme studentët që janë regjistruar në preferencën e dytë apo të tretë mund edhe të çregjistrohen nëse vërejnë se ka kuota të lira në degën më të preferuar. E pas këtij hapi ata nga data 15 deri në 22 shtator do të mund të regjistrohen tek dega që duan më shumë. Po kështu të gjithë ata që s’kanë mundur dot deri më sot që të regjistrohen kanë sërisht shanse në degët ku ka kuota bosh.

Article Logic
Execution time: 0.0046780109405518