Të realizosh një ëndërr në ditën e fundit të punës. Të vishesh si të duash e madje edhe të tallesh edhe me shefin. Një veprim të tillë e ka bërë një punonjës banke në San Paolo. Siç duket edhe në video ai në ditën e fundit të punës është veshur si spiderman.
Punonjësi shihet duke bërë telefonata me klientët e tij, duke shpërndarë ëmbëlsira për kolegët dhe duke u relaksuar. Ndërkohë, Spiderman tallet me shefin e tij.
Fotot dhe videoja janë bërë virale në mediat sociale.