INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e fundit e votimeve për Parlamentin e ri Europian. Parashikimet e sondazheve janë...

Dita e fundit e votimeve për Parlamentin e ri Europian. Parashikimet e sondazheve janë...

Publikuar më: 14:43 26-05-2019

Votues nga 21 shtete të BE, votojnë në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh janë Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria.

Sot pritet që të dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve.

Sipas sondazheve partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.

Kandidati kryesor i demokristianëve, politikani i CSU-së, Manfred Weber, dhe kreu i socialdemokratëve, Frans Timmermans, komisioneri i BE-së nga Holanda, në këtë fushatë zgjedhore ishin të tërë në një mendje. Ata janë të shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive “liberale” kundër modelit “joliberal” të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët.


Sipas sondazheve në 28 shtetet anëtare, populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri. Natyrisht, kjo është shifër e mjaftueshme, por jo aq sa për të marrë pushtetin, siç mund të kishin shpresuar ata.

Article Logic
Execution time: 0.0031659603118896