INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Jetimëve, Manastirliu: Rishikim standarteve të qendrave për të shmangur çdo abuzim

Dita e Jetimëve, Manastirliu: Rishikim standarteve të qendrave për të shmangur çdo abuzim

Publikuar më: 13:43 20-05-2018
"Po vlerësojmë gjendjen e të gjithë femijëve në institucione, edukatoret do të testohen dhe standartet e qendrave të përkujdesit social do të rishikohen, në mënyre që të parandalojmë çdo fenomen abuziv dhe të garantojmë trajtimin maksimal, në interesin më të lartë të fëmijëve".
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të jetimëve. Duke u ndalur te rëndësia e standarteve të qendrave të perkujdesit, Ministrja Manastirliu tha se do të nisë një program kombëtar për transformimin e qendrave të përkujdesit.
 
 "Do të ndërmarim një vlerësim në nivel kombëtar të cdo fëmije në institucionet e përkujdesit, qofshin këto qëndrore apo lokale. Për ne ka rëndësi që cdo fëmijë të trajtohet me kujdes maksimal nga punonjesit e përkujdesit social nga veriu në jug te vendit. Per këtë arsye po rishikojmë standartet e qendrave të përkujdesit", tha Manastirliu. 
 
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Foshnjës, ministrja u takua më një grup prindërish që janë në procedurë birësimi të fëmijëve të kësaj qendre. 
 
"Sigurisht standartet në çdo institucion të përkujdesit janë të rëndësishme por politikat tona janë rë orientuara deinstitucionalizimi, me synim që çdo fëmijë të ketë një familje. Ndaj po punojmë për të fuqizuar familjet në mënyrë fëmijët të kenë mundësi të kthehen në familjen biologjike, për të nxitur dhe mbështetur familjet kujdestare dhe për të lehtësuar procedurat e birësimit", ka thënë Manastirliu. 
 
Në institucionet e përkujdesit social në të gjithë vendin trajtohen 199 fëmijë, ndërsa gjatë vitit te fundit janë kthyer në familje biologjike 32 fëmijë dhe janë birësuar 18 fëmijë. 
 
 foton__manastr.jpgmanastrrrr.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447