Me rastin e ditës ndërkombëtare të Tokës ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka mbjellë disa pemë. Duke u shprehur se Toka dhe ekosistemet e saj janë banesa jonë dhe se duhet ta mbrojmë atë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës. Toka dhe ekosistemet e saj janë banesa jonë dhe është e nevojshme që me çdo mjet të promovojmë harmoninë me natyrën dhe Tokën.
Me fjalë të tjera, keto sa thashë më sipër i shpreh Rezoluta A/RES/63/278, që 22 prillin, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e njeh si “International Mother Earth Day”.
Edhe 12-vjetorin e LSI-së, shtatorin e kaluar, përmes të mbjellave ne ia dedikuam kujdesit ndaj Tokës”- ka shkruar Vasili në Facebook.