INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e parë e “rrugës së pafund”.

Dita e parë e “rrugës së pafund”.

Publikuar më: 14:15 12-09-2016

Nga Lira Gjika, Pediatre dhe psikologe

Prindër! Nesër që fëmija juaj do të shkojnë në shkollë për herë të parë, me atë çantat e tmershme e të rëndë, mbajani ju çantën. Të paktën ta lehtësoni nga një peshë, që mund të ndahet, pasi “peshën” më të madhe e ka në veten e tij dhe atë, duhet ta mbajë vetë. Tregoini që frika është në fillim. Tregojini se po të kishte dëgjuar frikën, ai edhe sot nuk do të ecte. Por përkundrazi, besoi dëshirën e tij për të ecur si mami dhe babi. Ai apo ajo, lëvizi fillimisht duke u dridhur, duke u mbajtur, madje edhe duke u ulur e mos vazhduar më. Mirpo, një gjë brënda vetes e ngrinte prap dhe vazhdonte duke qeshur, po dhe duke qarë kur rëzohej. E megjithatë nuk u tremb dhe vazhdoi.
Ajo që ishte më e bukura edhe pse qante e i dhimbin këmbët e duart, prap ngrihej, qeshte dhe ecte edhe më i sigurt, edhe më i mahnitur me veten e tij dhe nuk ndalej më. Po kështu do ti ndodhë edhe në shkollën.
Shpesh do të lodhet, do ndihet i pazoti, por do të vazhdojë, sepse mahnitja ka zënë vënd brënda vetes së tij dhe e nxit të vazhdojë. E nxit të vazhdojë të zbulojë universe të rinj, si brënda vetes ashtu dhe përreth tij, por edhe të rizbulojë atë “gjënë” që e njeh, në një mënyrë tjetër. Shkolla është “dera e hyrjes e rrugës pa fund të mundësisë për të ditur”.
Prindër! Thuajani këto fjalë fëmijëve tuaj, pasi kanë shumë nevojë për të pasur një mbështetje. Dhe mbështetje më të mirë se fjala e prindit nuk ka.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002