Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën arrest shtëpie.
Një ditë më parë gjykata vendosi që ish-ministri të mos dalë nga banesa e tij.
Tahiri është fotografuar nga mediat teksa qëndron në ballok duke pirë një cigare apo një kafe.
Mesa duket hapësia ku Tahiri mund të qëndrojë i lirë është ballkoni i banesës së tij pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Vendimi i gjykatës pritet të apelohet në fillim të javës nga avokatët e Sajmir Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, por edhe nga prokuroria, e cila kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.
Masa “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.