INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Pavarësisë, Presidenti Meta: Emigracioni po gërryen rininë shqiptare, kjo është këmbanë alarmi!

Dita e Pavarësisë, Presidenti Meta: Emigracioni po gërryen rininë shqiptare, kjo është këmbanë alarmi!

Publikuar më: 21:22 28-11-2018

Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë ka mbledhur bashkë në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave politikën por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj.

Pasi u ekzekutua himn shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama, i pari që hapi fjalën ishte presidenti i Republikës.

“Nëse historia në mënyrë të padrejtë tentoi të na ndante, populli shqiptar arriti që të mbijetonte dhe të afirmohet. Kohët kanë ndryshuar, por parimet që lanë pas që nga Skënderbeu dhe Ismail Qemali janë apeluese dhe aktuale edhe sot. Kthimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një mision i papërmbushur. Ne shqiptarët jemi ndër popujt me nivelin më të lartë të emigracionit në botë, por ia kemi dalë të trashëgojmë traditat. Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracionit. Kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”. 

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719