Në Ditën e Rinisë përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit te Qytet Studenti. Ish-krysministri Sali berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, kujtuan në këtë ditë simbolin e studentëve të dhjetorit që rrëzuan diktaturën e egër komuniste.
Berisha vlerësoi rolin e Azem Hajdarit dhe studentëve të tjerë në përmbysjen e regjimit.
“Shpreh mirënjohjen më të thellë për Azemin dhe bashkëstudentë të tij që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër dhe dikatorial që vriste të rinj në kufi, që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellur tmerr tek qytetarët”-u shpreh ish-kryeministri. Ai e cilësuar Azem Hajdarin si një tribun të lirisë që mbillte shpresë dhe besim në ditët vështira.
“Duke soditur shtatoren e Azem Hajdarit me erdhi në mendje një paralelizëm, asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës, në atë kohë në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari që shkonte nga jugu në veri, nga lindja në perëndim për të trokitur, për të zgjuar ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura. Për t’i zgjuar ata dhe dalë dhe njëherë si njerëz të lirë"-tha Berisha.