Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante për të uruar ditën e të dashuruarve ose siç njihet masivisht dita e "Shën Valentinit".
Urimin, Luana e ka bërë me anë të një postime në rrjetet e saj sociale.
"Afër ty me të pas... krejt i kisha fal. Happy Valentines Day!",- ka shkruar Luana në Instagram, duke e shoqëruar postimin më një foto ndryshe nga ato të mëparshmet.
Mesa duket, Moderatorja, ka zgjedhur të ndryshojë edhe modelin dhe ngjyrën e saj të flokëve, nga bjonde në brune.
Fotoja dhe urimi i Luanës, për ditën e "Shën Valentinit", nuk është dhe aq rastësore pasi, janë të shkëputura të dyja nga videoklipi i këngës së saj të titulluar "Gyle Gyle", e cila pritet të publikohet së shpejti./intv.al