INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e themelimit të PD, Basha: Këto janë momente të revoltës popullore

Dita e themelimit të PD, Basha: Këto janë momente të revoltës popullore

Publikuar më: 18:35 11-12-2018

Në ditën e themelimit të PD, kryetari Lulzim Basha u ka shprehur mirënjohje studentëve që janë duke protestuar prej 8 ditësh. Ai tha se Shqipëria ndodhet në momente revolte popullore, ashtu sikundër shtoi Basha, PD mori frymë nga përpjekjet kundër diktaturës. 

“Sot është 11 dhjetori. Partia Demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë. Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithecilit, mirënjohjen”, u shpreh Basha.

“Shpirti i të rinjve është sërish mes nesh, armatosja me guxim e kurajo për prindërit dhe vetë ata që të mos heshtin kur qeveria u shemb shtëpitë dhe tallet në fund me ta. Ulërima e dhimbjes së mijëra familjeve që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve. Kjo është lëvizja, garancia e demokracisë. Është mësim për këdo që mërpërkëmb zërin e qytetarëve. Mrekullia e demokracisë është që qeveria bën çfarë i bën populli. Lëvizja studentore, bekim për Shqipërinë. Zoti bekoftë guximin e tyre, Zoti bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022540092468262