INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Ujit të Bekuar, sfidohet i ftohti, tradita në qytete të ndryshme

Dita e Ujit të Bekuar, sfidohet i ftohti, tradita në qytete të ndryshme

Publikuar më: 13:02 06-01-2019

Data 6 janar e njohur ndryshe edhe si Dita e Ujit të Bekuar simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Si traditë të rinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë sfidojnë temperaturat e ulta duke u hedhur në lumenjtë apo liqenet për të kapur kryqin.

Sikundër çdo vit të rinjtë ata më guximtarët sfidojnë të ftohtin për të kapur objektin e shenjtë të hedhur në ujë. Një traditë kjo e ndjekur në disa qytete të vendit.Në qytetin e Beratit, në ujrat e lumit Osum janë hedhur 15 të rinj, por kryqi është kapur nga një 16-vjeçar nga lagjia Goricë, Kostandin Musha.

Siç edhe ndodh çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar,Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 500 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve banorët i japin para për kryqin e bekuar që mban në dorë i riu.

Edhe në Lushnjë kanë qënë tre të rinj ata që kanë sfiduar të ftohtin e acartë dhe kanë tentuar të kapin kryqin, por për të katërtin vit radhasi objekti i shenjtë është kapur nga Bleon Nushi.

Festa e “Theofania” është festuar edhe në Sarandë. Ndryshe nga qytetet që kanë liqene apo lumenj Saranda tradicionalisht hedhjen e kryqit e zhvillon në detin Jon.
Edhe qyteti i Korçës nuk e ka harruar traditën e hedhjes së kryqit. Këtë vit ai është kapur nga Ronaldo Kovaçi. Përveç hedhjes së kryqit më 6 Janar kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662