Tirana po bëhet gati të presë Ditën e Verës. Përveç programit të ngjeshur të aktiviteteve argëtuese, Bashkia e Tiranës ka nisur përgatitjet për t’i dhënë qytetit një atmosferë pranverore dhe mbi të gjitha festive.
Kushdo që ka kaluar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me siguri i ka parë zbukurimet që janë vendosur përgjatë gjithë këtij segmenti. Siç shihet edhe nga fotot, veç zbukurimeve me lulet që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërmarrjet bashkiake kanë veshur edhe të gjitha pemët përgjatë gjithë këtij bulevardi me ngjyra që krijojnë një atmosferë festive.
Natyrisht që veç përgatitjeve të Bashkisë së Tiranës për këtë festë duket se ka menduar edhe natyra e cila me ngrohtësinë e këtyre ditëve ka sjellë në qytet më shumë ngjyra, gjelbërim dhe lule.