Bëhuni gati pasi duket se Dita e Verës këtë vit do të vijë nën ritmet e muzikës rock.
Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak se grupin amerikan Bon Jovi, të cilët duket se do të vijnë për të performuar në staduimin Qemal Stafa. Koncerti është bërë i ditur në Facebook nga G.A. Events dhe do të organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Ky event duket se është ai që do t’i japë lamtumirën stadiumit të vjetër “Qemal Stafa”, i cili më pas do të shembet për t’i lënë vendin ndërtimit të impiantit të ri më të madh në vend, “Arena Kombëtare”. Ashtu siç thamë dhe më sipër, koncerti i yjeve të muzikës rock do të zhvillohet ditën e hënë më 14 mars, në orën 20:00. Nga ana e saj, Bashkia ende nuk ka konfirmuar asgjë në faqen e saj zyrtare.