INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Verës: Varkat e ushtrisë i vetmi mjet transporti në Obot

Dita e Verës: Varkat e ushtrisë i vetmi mjet transporti në Obot

Publikuar më: 16:12 14-03-2018

Varkat e ushtrisë janë i vetmi mjet transporti në Obot të Shkodrës. Edhe pse zyrtarisht në pranverë, kjo zonë është e gjitha nën ujë. Oboti është kthyer sërish në ishull, që duket në mbretërinë e ujit. Për fat të mirë uji ende nuk ka hyrë në banesa, por situata mbetet kërcënuese . Komunikimin në Obot po e kryejnë më së shumti varkat e ushtrisë, ku në përbërje të tyre janë futur e polumbarë profesionistë të Ministrisë së Mbrotjes që shoqërojnë varkat për arsye sigurie. Rrjedha e fortë e rritja e nivelit të ujit e bën tepër të vështirë hyrjen në Obot. Për efektivët e ushtrisë e ashtu për banorët mbetët sfide përballja me ujin.
Brenda në Obot duket se çdo gjë është braktisur dhe se gjithçka kontrollohet nga uji.
Banorët e fermerët në Obot vazhdojnë thirrjet për ndihmë kryesisht në bazë ushqimore për bagëtitë e ujë të pijshëm, ndërsa raportojnë për dëme të mëdha në të mbjella.

Nëse në Obot do ketë shtim të nivelit të ujit tashmë gjithçka varet nga shkarkimet që do bëjnë hidrocentralet mbi lumin Drin.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545