INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e zgjedhjeve në festën e Bajramit. Myftiu i Tiranës: Nuk përbën asnjë problem

Dita e zgjedhjeve në festën e Bajramit. Myftiu i Tiranës: Nuk përbën asnjë problem

Publikuar më: 14:40 20-05-2017

Data 25 qershor e zgjedhjeve përkon me festën e Bajramit të Madh. Në një dalje për mediat, myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka kërkuar që muaji i Ramazanit të jetë sa më komunikativ dhe i paqtë, si nga ana e qytetarëve ashtu dhe nga ana e politikanëve. Sipas Gurrës, zgjedhja e datës së votimit në ditën e festës së Bajramit nuk përbën asnjë problem apo të ushqejë ndonjë tendencë.

Ai ka kërkuar maturi nga palët politike dhe ka bërë thirrje që muaji i Ramazanit të jetë paqësor. Myftiu bëri një deklaratë ppër shtyp për t’i bërë thirrje të gjithë opinionit shqiptar dhe klasës politike për më shumë gjakftohtësi, maturi dhe për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut.

“I bëj thirrje të gjithë opinionit shqiptar, dhe klasës politike për gjakftohtësi e maturi, për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut, për qetësimin e situatës që kishte kapluar vendin. Komuniteti mysliman kërkon të kthejë në vemdenje kërkesën për të pasur një proces zgjedhor të lirë, të qetë e të sigurtë, me atmosferë paqësore. Dita e Bajramit të Madh mendohet të jetë me 25 qershor, e shoqëruar me datën e zgjedhjeve, ku ne do të japim mesazhin tonë , ndjejmë detyrimin që atmosferën para Ramazanit , përgjatë të gjithë muajit të tij, që do përkojë dhe me fushatën zgjedhore, kërkojmë nga çdo besimtar e besimtare të jenë të kthjellët e të përkushtuar për përcjellen e Rmazannit ashtu si i ka hije dhe i drejtohemi e klasës politike që gjatë këtij muaji të begatë që të jenë të kujdesshëm, të matur, të krijohet atmosferë paqësore brenda kornizave njerëzore, kundrejt Ramazanit, si e drejtë fetare dhe ligjore,” tha Gurra.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083