INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita kundër HIVAIDS. Të dhëna të reja për të prekurit në Shqipëri...

Dita kundër HIVAIDS. Të dhëna të reja për të prekurit në Shqipëri...

Publikuar më: 12:54 01-12-2016

Në ditën ndërkombëtare të HIVAIDS të dhënat në vendin tonë krahasuar me një vit më parë, flasin për shtim të rasteve të reja të të prekurve nga virusi, por dhe trefishim të vdekjeve. Rastet e reja janë shtuar me 15 të infektuar të rinj duke bërë që këtë vit ato të jenë 102 raste, ndërsa që nga 1993 numri i përgjithshëm ka shkuar 984. Këtë vit mes të prekurve të rritur është dhe një fëmijë. Vetëm gjatë 2016 kanë humbur jetën 24 persona, kurse në 2015 numri ka qënë 3 herë më i ulët, pra 7.
Rrugët e dominate të transmetimit vijojnë të jetë ato seksuale mes femrave dhe meshkujve e më pak ato homoseksuale, apo nga nëna tek fëmija. Numrin më të lartë të prekurve nga virusi e ka Tirana me 446 raste, më të ultin Tepelena dhe Gramshi me nga 1 rast. Ndërsa Erseka dhe Bilishti janë dy qytete që deri më tani nuk kanë shënuar asnjë të infektuar me HIV.

Article Logic
Execution time: 0.0048520565032959