Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë sjellë në jetë vogëlushin e tyre, të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan.
Për mediat turke, aktori i njohur është shprehur se ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, duke falënderuar në mënyrë të veçantë gruan e tij të mrekullueshme, e cila sipas tij meriton një medalje.
Ditën e sotme Tolgahan ka postuar për herë të parë në Instagram pas lindjes së djalit duke treguar atmosferën nga pritja madhështore që iu bë vogëlushit.
"Tanimë kemi një zemër të vockël pranë nesh. Mirë se erdhe biri im i dashur", shkruan Tolgahan në turqisht.
Çifti nuk ka publikuar një fotot të djalit, por na kanë premtuar se në ditët në vijim do të kemi plot të tilla.