INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita ndërkombëtare e romëve/ Meta: Premtime të mbetura në letër...

Dita ndërkombëtare e romëve/ Meta: Premtime të mbetura në letër...

Publikuar më: 07:39 08-04-2019

Presidenti Ilir Meta me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka ndarë një mesazh.

Meta mes të tjerash përmend kushtet e vështira me të cilat jeton ky komunitet në vend, ndërsa apelon se duhet të ndryshojë situata.

"Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t'i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom",- shprehet Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773