INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit, Meta: Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit, Meta: Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Publikuar më: 10:17 20-12-2017

Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Presidenti Meta në mesazhin në FB vendos në vëmendje një ndër thëniet e të madhes Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Më tej, Meta shkruan në ‘Facebook’ se kjo porosi e Nënë Terezës duhet të na shërbejë të gjithëve si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet.

"Të dashur miq, Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe".

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet", shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324