Ky mëngjes ka nisur me diell në pjesën më të madhe të territorit. Po në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të rikthehen rreshjet e dobëta të shiut. Ato do të jenë të përqëndruara kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore.
Ekziston mundësia që dhe në disa zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër. Më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Qendër. Ndërsa në jug moti do përkeqësohet në orët e pasdites.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 16 / 25 °C
-në vendet e ulëta: 16 / 27 °C
-në vendet malore: 10 / 23 °C
ERA
-Sot era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.