INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita nis me diell, po çdo të ndodhë më tej...

Dita nis me diell, po çdo të ndodhë më tej...

Publikuar më: 08:22 28-06-2018

Pas disa ditësh gri, në orët e para të mëngjesit të sotëm doli më në fund dielli, por kushtet e moti do të ndryshojnë në orët në vijim. Madje mendohet se ky është një mot i pazakontë për stinën. Në 24 orë “mblidhen” të gjitha stinët bashkë, pasi në mesditë do të rriten temperaturat, kurse pasdite priten të kthehen rreshjet e shiut dhe mbrëmja do të jetë e ftohtë. 

Ndërsa era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me 2 gradë sjell mesdita duke u ngjitur maksimalisht në 30 gradë, ndërsa në mbrëmje do të ulen sërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881