Nisma “Dita pa Makina” rikthehet më 1 qershor nga Bashkia e Tiranës.
Sot do të ketë festime për Ditën e Fëmijëve dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.
Rrugët që do të bllokohen:
Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin "Nënë Tereza" nga data 1 qershor 2019 ora 00:00 deri në datën 2 qershor 2019 ora 00:00.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët "Ibrahim Rrugova", "Lek Dukagjini" dhe "Papa Gjon Pali II".
Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:
• Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës "Sami Frashëri" me urën e rrugës "Elbasanit".
• Linja "Tirana e Re", "Kopshti Zoologjik" do të devijohen te sheshi "Ëilson" , ura e Drejtorisë së Policisë.
• Linja "Kristali"do të devijohet te sheshi "Ëilson" dhe St. Trenit.
• Linja "Kinostudio-Kombinat", do të devijohet tek Sheshi "Medresesë" si dhe përballë kishës Ortodokse.
• Linja "Kashar" do të devijohet te "Kafe Flora", Kisha Ortodokse.
• Linja "Megatek'' dhe "Institut" devijohet te "Kafe Flora"
• Linja "Qyteti Studenti"/'Jordan Misja" "Sauk", dhe "Sanatorium" do të devijohen te rruga "Ismail Qemali", "Gjon Pali II", Blv, "Bajram Curri", rrugës "Elbasanit".
• Linja" Mihal Grameno" do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit".
• Linja "Materniteti Ri"do të devijohet te ura pranë rrugës "Elbasanit"dhe kishës Ortodokse.
• Linja "Sharra" do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e "Kavajës".
• Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat 'Tirana e Re" dhe "Kopshti Zoologjik"do të kthehen te BIV."Dëshmorët e Kombit" dhe do të stacionohen te hotel "Rogner".