INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita pa makina, këto janë rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Dita pa makina, këto janë rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Publikuar më: 21:34 21-09-2017

Dita pa makina do të zhvillohet edhe këtë vit nga Bashkia e Tiranës më 22 shtator. Kjo ditë sensibilizon qytetarët që të mos I përdorin makinat e tyre të paktën për një ditë.

Tri aktivitete të ndryshme do zhvillohen në segmente të ndryshme rrugore. Përgjatë rrugës “Kont Urani”, segmenti nga rruga “Durrësit” deri tek rruga “Mihal Duri”, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm.

Ndërkohë që rruga “Luigj Gurakuqi” deri tek sheshi “Avni Rustemi”, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit.

Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

“Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;

Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;

Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;

Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498