Ajo është padyshim një ndër artistet më origjinale dhe energjike të skenës shqiptare. E njëjtë që në fillimet e saj, Aurela Gaçe sot feston një ditë të shënuar për të, atë të ardhjes në jetë. Edhe pse mbush plot 42 vjeç, Aurela ndihet si 21 vjeçare me eksplozivitetin që e karakterizon. Origjinale është treguar edhe në postimin e saj në Facebook, ku vlonjatja çapkëne shkruan se vetëm pasaporta i kujton se është 42 vjeç, pasi në mendje e në shpirt është 21, por me eksperiencnën e një 42 vjeçareje.
Prej disa vitesh është martuar, është bërë nënë e së voglës Grace dhe në pritje për të sjellë në jetë vajzën e saj të dytë. Gëzuar Ditëlindjen Aurela Gaçe!