Luis Hamilton do ta nisi garën e së dielës në Pole Position, ndërsa rivali i tij për titull, Vettel, do të niset në vendin e tetë, mbas një gare të tmerrshme të skuderisë Ferrari.
Hamilton, i cili udhëheq titullin me 50 pikë, në 5 gara të ngelura, do t’i bashkohet në start-in e garës shoku i skuderisë, Valter Bottas dhe Max Versttapen i Red Bull.
Të dielën pritet të kemi një garë plot emocione, ku patjetër do të shihet rikuperimi që Ferrari do përpiqet të bëjë dhe nëse, skuderia Mercedes do arrijë t’i mbajë të dy vendet e para.