INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë gëzimi për Tajlandën. Merr fund makthi i shpellës, shpëtohen 12 djemtë dhe trajneri

Ditë gëzimi për Tajlandën. Merr fund makthi i shpellës, shpëtohen 12 djemtë dhe trajneri

Publikuar më: 13:31 10-07-2018

Tajlanda tani mund të marrë frymë lirisht. Ankthi që mbajti të mbërthyer për 17 ditë familjarët, miqtë dhe të afërmit mori fund. Të 12 djemtë dhe trajneri i ekipit “Derrat e Egër” janë nxjerrë nga shpella ku mbetën të bllokuar mbrëmjen e 23 qershorit. Ekipi i shpëtimi ka nxjerrë sot 4 djemtë e mbetur dhe trajnerin 25-vjeçar Ekkapol Chantawong, ndërsa 8 pjesëtarë të ekipit u nxorën të gjatë operacioneve të ndërmarra ditën e diel dhe të hënë. 

ushtria_plus.jpgEkipi i marinës tajlandeze “Navy Seal” i përfshirë në operacionin e shpëtimit thotë se 12 djemtë dhe trajneri i tyre, të cilët ishin bllokuar në shpellë, janë nxjerrë jashtë, duke përfunduar kështu një operacion shpëtimi të jashtëzakonshëm dhe të vështirë që tërhoqi vëmendjen e botës mbarë.
"12 djemtë e ekipit “Derrat e Egër dhe trajneri i tyre kanë dal nga shpella, të gjithë të sigurt."- shkruan në Facebook “Navy Seal”. Djemtë kanë marrë ilaçe për të përballuar udhëtim e daljes nga shpella. Kryeministri i Tailandës më herët konfirmoi se atyre u janë dhënë ilaçe për të parandaluar panikun që ata mund të përjetonin. Prayut Chan-ocha tha se nuk bëhej fjalë për qetëses, siç sugjeronin disa raporte, por medikamente kundër ankthit, të ngjashme me ato që përdorë ai dhe ushtarët e tjerë. "Kur marrim këtë, ne jemi më të fokusuar dhe të rrisim mundësinë e goditjes në shënjestër", tha ai.

ushtriaaaa.jpg

 

Shëndeti i djemve të ekipit duket se është i mirë. Ata po mbahen nën kontroll në spital. Katër djemtë e nxjerrë ditën e diel nga shpella kishin kërkuar bukë dhe çokollatë dhe përgjigja ishte po. Në ditë e parë kjo gjë u mohua pasi sistemet e tyre të tretjes nuk mund të përballonin akoma një ushqim të tillë, por sot ata kanë mundur të shijojnë produktet e kërkuara.
Dy zhytës të shpëtimit britanik gjetën ekipin e strehuar në një nga seksionet e shpellës më 2 korrik. Video e regjistruar nga zhytësi tregoi se djemtë ishin në gjendje të mirë.

ti_me_duhesh.jpgNjë nga djemtë e ekipit 14-vjeçari, Adul Sam-on, ishte në gjendje të fliste anglisht me zhytësit. Ai mund të dëgjohet duke i pyetur ata se çfarë dite është ndërsa i falënderon dhe shprehet se është shumë i lumtur.
Historia e Saul është e veçantë
I lindur në shtetin e vetëqeverisur të Myanmarit, Adul, i cili flet katër gjuhë të huaja, angleze, tajlandeze, burmeze dhe kineze, ka qenë në shkollën “Ban Pa Moead” që kur ishte shtatë vjeç. Ai e la familjen e tij pas për të marrë një arsimim më të mirë në Tajlandën veriore, por prindërit e tij ende e vizitojnë atë në kishën e krishterë ku ai qëndron. Shteti Wa, një rajon i vetëqeverisur që nuk njihet ndërkombëtarisht as nga Myanmari , nuk lejohet të nxjerrë pasaporta ligjore. Luftimi midis rebelëve etnikë të ushtrisë së shtetit WA dhe trupave të Myanmar ka bërë që mijëra njerëz të largohen nga vendi duke kërkuar siguri. Shumë prej tyre kanë zgjedhur Tajlandën për të jetuar. Adul është ndër më shumë se 400,000 njerëz që janë regjistruar si pa shtetësi në Tajlandë, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR) - megjithëse disa vlerësojnë se numri i tyre është 3.5 milion.

per_hapje_lajmi.jpg

Trajneri i futbollit, një ish-murg
Trajneri i futbollit që udhëhoqi ekipin e tij në shpellë ka qenë subjekt i polemikave. Disa e lavdërojnë atë për mbajtjen e djemve të qetë dhe për faktin që u kujdes për ta, të tjerë e fajësojnë atë duke u nisur nga fakti se ai i çoi në shpellë. Ekkapol Chantawong, 25 vjeç, ka lindur në Myanmar, por tani jeton në qytetin kufitar të Mae Sai në Tajlandë. Ekkapol Chantawong, ishte vetëm 12 vjeç
kur humbi gjithë familjen e tij. Sëmundja i rrëmbeu vëllanë 7-vjeçar, nënën dhe babin, të gjithë njëkohësisht. Halla e tij tha se pas kësaj ngjarjeje ai u bë një djalë "i trishtuar dhe i vetmuar". Më pas ai u dërgua në një manastir budist ku fitoi forcë mendore. Ai u bë murg për disa vjet, ashtu si shumë burra në Tajlandë, para se të vendoste të bëhej një trajner futbolli, duke aplikuar për një punë me ekipin Moo Pa “Derrat e Egër”. Ai ende viziton tempullin çdo ditë dhe në pasdite trajnon djemtë në fushë. Në mbrëmje, ai nganjëherë kthehet në Mianmar për t'u kujdesur për gjyshen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0020051002502441