INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë me fat për tre pushues. Shpëtohen nga mbytja në Gjirin e Lalëzit

Ditë me fat për tre pushues. Shpëtohen nga mbytja në Gjirin e Lalëzit

Publikuar më: 14:42 08-07-2018
Shpëtohen nga mbytja tre pushues në Gjirin e Lalzit, ku njëri prej tyre ishte fëmijë. Sipas policisë, patrulla e stacionit në Manëz fillimisht ka shpëtuar një fëmijë me iniciale E.P 11 vjeçe banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spitain e Tiranës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pak orë më vonë po sipas policisë në Gjirin e Lalëzit efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, H.S. 70 vjeç dhe G.Xh 65 vjeç, banues në Tiranë. Në njoftimin për mediat thuhet se:
"Shtetasi H.S është larguar për në banesë pa probleme për jetën, ndërsa shtetasi G.Xh ndodhet në spital, por gjithashtu nuk ka rrezik për jetën".
Uniformat blu pohojnë se kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për t’i ardhur në ndihmë pushuesve, ndërkohë këshillojnë prindërit të kenë nën survejim fëmijët kur futen në det duke mos i lënë vetëm. 
Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002