INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë pa makina, bllokohen rrugët...

Ditë pa makina, bllokohen rrugët...

Publikuar më: 08:22 22-09-2017

Qarkullimi është bllokuar sot në disa akse kryesore të Tiranë, për ti thënë jo daljes me makina për një mjedis të pastër. Në ditën pa makina që ka caktuar Bashkia e Tiranës, do të zhvillohen dhe shumë aktivitete kulturore.

Rrugët ku është ndaluar qarkullimi i automjeteve:
1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës
2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”
3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”
4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kurse, aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës "Kont Urani", segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga “Luigj Gurakuqi” deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Edhe disa rrugë në zonën e ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885