INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë të mira për Demi Lovato! Ish i dashuri i saj i propozon për martesë

Ditë të mira për Demi Lovato! Ish i dashuri i saj i propozon për martesë

Publikuar më: 18:07 13-08-2018

Wilmer Valderrama mbetet personi që e mbështet më shumë Demi Lovaton sa herë që ajo gjendet në vështirësi. EWilmer i ka qëndruar pranë këngëtares, sidomos ditët e fundit pas mbidozës që i rrezikoi jetën dhe ditëve të rehabilitimit.

Ata kanë përjetuar një histori dashurie që zgjati gjashtë vite dhe përfundoi në vitin 2016, por ai mundohet që ta vizitojë dhe kontrollojë Demi-n sa më shpesh. Ndjenjat mes tyre asnjëherë nuk u shuan plotësisht.

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se ish i dashuri i saj është gati t’i propozojë për martesë pasi gjithmonë ka qenë i dashuruar me të edhe pse u ndanë rreth një viti më parë.

“Ai e ka bërë atë prioritetin e tij tashmë dhe ata asnjëherë nuk i humbën ndjenjat. Edhe pse janë ndarë, kur personi që ti do kalon momente krize të tillë, ndjenjat e tua të vërteta dalin në pah. Ai është fiks, po aq i mirë njësoj siç Demi e ka përshkruar në intervistat e saj”,- është shprehur një burim.


Jo vetëm Demi por e gjithë familja mendojnë se Wilmer do të luajë një rol thelbësor në shërimin e këngëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219