INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë të trishta për të! Ja çfarë po ndodh me Ariana Granden pas vdekjes së Mac Miller, ish-të dashurit! [FOTO]

Ditë të trishta për të! Ja çfarë po ndodh me Ariana Granden pas vdekjes së Mac Miller, ish-të dashurit! [FOTO]

Publikuar më: 20:18 10-09-2018

Një imazh që vlen më shumë se mijëra fjalë. Është ai i postuar nga Ariana Grande në Instagram për të kujtuar Mac Miller-in, reperin e vetëvrarë në 7 shtator, me të cilin ka pasur dikur një lidhje dashurie. Këngëtarja ka postuar një foto, ndoshta të realizuar nga vetë ajo në kohën e lidhjes mes tyre, pa koment, duke iu mbyllur edhe komentet ndjekësve të saj. Vetëm heshtje dhe një plan i parë i ish-të dashurit, i cili e shikon nga poshtë-lart.

Mbyllja e komenteve ishte e pashmangshme edhe për të mos lënë hapësirë, në këto momente dhimbjeje, të gjithë atyre që iu është shfaqur lajmi i vdekjes së reperit, kanë menduar mirë për të marrë në shënjestër profilin në Instagram të Grandes për ta fajësuar mbi atë që ndodhi.

Miqtë e saj janë shprehur për “Us Weekly” se Ariana është e shkatërruar nga kjo tragjedi dhe po përjeton një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj.

“Ajo e ka zemrën e thyer. Edhe familja e saj është e shokuar. Ata e bënë pjesë të familjes reperin, gjatë lidhjes së tij me Arin. Miller ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Edhe përse u ndanë, ajo gjithmonë uronte më të mirën në jetën e tij.” – u shprehën miqtë e Ariana Grandes.

pic.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227